I konceptuar si një qendër eventesh të klasit të parë Adorions Palace ofron salla dhe hapësira multifunksionale , duke iu përgjigjur në mënyrë të përkryer karakterit të cdo lloj eventi . Në një kombinim strategjik mes qëllimit të eventit dhe idesë së realizimit të tij në formë të një koktejli vijnë në dispozicion tre hapësira madhështore me kapacitete që variojnë nga 200 persona në hapësirën mes dy shatërvaneve, 300 persona në hapësirën para sallës së vogël e deri në mbi 1000 persona në hapësirën para sallës së madhe . Salla e vogël vihet në dispozicion të eventeve duke ofruar mundësi akomodimi për mbi 630 persona në rast të ideimit të tij si një koktejl dhe për 300 persona në rast të një dreke apo darke.
Arredimi reflekton në cdo detaj të tij formulën unike : Elegancë, stil , cilësi absolute.
Ju mund të zgjidhni stilin tuaj të preferuar të arredimit mes modernes, klasikes apo kombinimit të të dyjave. Eventi juaj do të ketë dekorin ideal , pa hequr dorë nga detajet domethënëse për ju.
Teknologjia e fjalës së fundit është adaptuar për të përmbushur më së miri standartin e një eventi të kategorisë superiore. Sistemi audio më i avancuar në ditët e sotme , garanton një dëgjim perfekt nga katër pika kyçe të shpërndarjes së tingullit. Një ekip profesionistësh të fonisë është në dispozicion të plotë të menaxhimit të sistemit audio në përputhje me natyrën e eventit. Sistemi audio mundëson funksionalitetin e natyrshëm të një bande muzikore në cdo pikë të sallës, duke garantuar komoditet absolut në menaxhimin e eventit gjatë zhvillimit të tij.